Tensioni mbetet i lartë mes Perëndimit dhe Rusisë pas incidentit të disa ditëve më parë në brigjet e Krimesë.
Sëfundmi, media shtetërore ruse ka publikuar pamje të zbritjes në bazën ajrore të Humeimit në Siri të disa avionëve ushtarakë si një kundërpërgjigje ndaj prezencës së forcave të NATO-s në brigjet përballë.
Lexo edhe: Bota mban frymën, Rusia qëllon në drejtim të anijes britanike
Mësohet se në Siri u dërguan disa avinë Mig-31 si edhe IL-38. Më herët Rusia kishte dërguar në Siri edhe disa avionë bombardues Tu-22M3.
Krahas kësaj, mediat turke raportojnë se në ngushticën e Bosforit kanë kaluar disa anije dhe nëndetëse ruse, të cilat kanë zbritur në Mesdhe ku ndodhet edhe flota britanike me në krye aeroplanmbajtësen “HMS Queen Elisabeth”. Nga ajo kanë fluturuar gjatë këtyre ditëve avionët amerikanë F-35, gjë e cila ndodh pas rreth 80 vitesh. /abcnews.al