Rusët intensifikojnë sulmet në Kherson, fillon evakuimi i banorëve

schedule12:03 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 12:03 - 3 Dhjetor, 2022

Duke filluar nga sot, banorët e Khersonit të cilët ndodhen ende në bregun e majtë të lumit Dnipro do të evakuohen për shkak të intensifikimit të sulmeve nga ushtria ruse.

Lajmi është bërë i ditur nga administrata rajonale, sipas mediave të huaja.

“Evakuimi është i nevojshëm për shkak të intensifikimit të sulmeve nga forcat ruse në këtë territor”, sipas njoftimit të autoriteteve ukrainase.

Zyrtarët gjithashtu theksuan se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me pushtuesit për evakuimin e banorëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!