Rusët i zaptuan fabrikën Azovstal, pronari i padit në Gjykatën Europiane për dëmet

schedule14:42 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:42 - 27 Qershor, 2022

Njeriu më i pasur i Ukrainës ka ngritur një padi kundër Rusisë në gjykatën më të lartë europiane të të drejtave të njeriut të hënën, duke kërkuar kompensim për ato që ai ka thënë se janë miliarda dollarë humbje biznesi që nga pushtimi i Rusisë, sipas The Guardian.

Rinat Akhmetov, pronar i fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin e Mariupolit, ku luftëtarët ukrainas luftuan për javë të tëra paditi Rusinë për “shkelje të rënda të të drejtave pronësore” në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ai tha se Akhmetov po kërkonte gjithashtu një urdhër gjykate “për të parandaluar përfshirjen e Rusisë në bllokada të mëtejshme, grabitje, devijime dhe shkatërrime të grurit dhe çelikut” të prodhuara nga kompanitë e tij.

“E keqja nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar. Krimet e Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit tonë janë skandaloze dhe fajtorët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi”. Plaçkitja e mallrave të eksportit të Ukrainës, duke përfshirë grurin dhe çelikun, ka rezultuar në rritjen e çmimeve. Këto veprime barbare duhet të ndalen dhe Rusia duhet të paguajë për mizoritë”.

I pyetur për padinë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk ishte më nën juridiksionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!