Rusët i largohen rekrutimit, Lukashenko: Të vrapojnë, janë 25 milionë të tjerë

schedule15:58 - 26 Shtator, 2022

schedule 15:58 - 26 Shtator, 2022

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka folur për rusët që kanë ikur jashtë vendit për të shmangur thirrjen si rezervist ushtarak.

“Rusia ka një bazë mobilizimi prej 25 milionë banorësh”, tha ai.

“Supozoni se 30,000 apo edhe 50,000 kanë ikur, por a do të ishin ata njerëzit tanë nëse do të kishin qëndruar? Lërini të vrapojnë”, shtoi presidenti bjellorus.

“Ata nuk mund të veprojnë kështu. Në përgjithësi, këtu është e mundur të arrihet një marrëveshje, në vend që të arratisen në Evropë ose në SHBA, siç ishte gjatë revolucionit bolshevik dhe pas tij. Situata është ndryshe”, shtoi Lukashenko.

Presidenti është aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit dhe të dy burrat zhvilluan sot një takim në vendpushimin rus të Detit të Zi, Soçi.

Rusia ka përdorur bazat në Bjellorusi për trupat, avionët dhe pajisjet e saj dhe regjimi i Lukashenkos – shpesh i përshkruar si diktatura e fundit në Evropë – është goditur gjithashtu me një mori sanksionesh perëndimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!