Abcnews.al sjell të përmbledhur zhvillimet e sotme nga lufta në Ukrainë:
- Në Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – u vranë të paktën 10 persona dhe 20 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketë në sheshin kryesor të qytetit, pranë një godine qeveritare.
- Presidenti i Ukrainës e quajti sulmin rus ndaj objektivave civile një akt “terrorizmi shtetëror” dhe akuzon Rusinë për krime lufte
- Në një fjalim në një sesion të posaçëm të parlamentit të BE-së, ai apeloi për anëtarësim në bllok, duke thënë se unioni do të ishte më i fortë me Ukrainën në të.
- Një sulm artilerie nga rusët thuhet se ka vrarë 70 ushtarë ukrainas në qytetin verilindor të Okhtyrka.
- Një kolonë e madhe automjetesh të blinduara ruse po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duket se ka ofruar një justifikim të ri të pushtimit rus – duke i thënë një konferencë të OKB-së se gjithçka po ndodh për të parandaluar armatosjen e Ukrainës me armë bërthamore
- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson akuzoi Rusinë për sulme “barbare dhe pa dallim” dhe thotë se është i gatshëm të intensifikojë sanksionet ekonomike për aq kohë sa duhet.
Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë
/abcnews.al