Rusët bombardojnë me granata zonët e banuar në Ukrainë, dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur

schedule13:37 - 28 Shkurt, 2022

schedule 13:37 - 28 Shkurt, 2022

Ndërsa delegacionet e Kievit dhe Moskës janë ulur në tryezën e bisedimeve në Bjellorusi, luftimet dhe bombardimet vazhdojnë.

Dhjetëra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve të rënda ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas.

Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: “Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur. E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”

Lexo edhe:Në kërkim të paqes, nëna që largua nga shtëpia me beben 10 muajshe: Ishte e tmerrshme

Në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta,” tha Bachlet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!