Rummenigge: UEFA bëj diçka, kush ia jep Ronaldos më shumë se 70 milion €

schedule18:39 - 23 Gusht, 2021

schedule 18:39 - 23 Gusht, 2021

Karl-Heinz Rummenigge edhe njëherë ka lëshuar alarmin për shpenzimet e tepërta që bëjnë koubet e futbollit. Në një intervistë të dhënë për BILD, ai është ngacmuar për ndryshimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Legjenda gjermane e futbollit e shikon shumë të vështirë, për shkak të mundësive të pakta të klubeve për të rritur edhe më tej pagën stratosferike të portugezit që luan me Juventusin në Serie A.

“Problemi më i madh është se kush mund ta rrisë pagën e tij edhe më shumë. Kostoja e tij është 70 milion euro bruto, merr 35 milion euro neto. Kush mund ta bëjë diçka të tillë? PSG? Ndoshta ndonjë klub anglez? Nuk është një mënyrë shumë e shëndetshme për të përparuar.

UEFA duhet të bëjë diçka. Kemi nevojë për një rregullim të saktë, pasi kostot po rriten përsëri dhe një ndërhyrje është e nevojshme. Ndryshe futbolli do të duhet të përballet me një moment shumë, shumë të vështirë”, ka deklaruar Karl-Heinz Rummenigge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!