Rummenigge: Blerja e Martinez vendim i vështirë, na shpërbleu çdo cent

schedule22:38 - 4 Maj, 2021

schedule 22:38 - 4 Maj, 2021

Javi Martinez dhe Bayern Munchen zyrtarizuan ndarjen pas plot 9 vitesh, ku mesfushori fitoi çdo gjë që ishte e mundur, mes tyre edhe dy Champions League.

Në lidhje me të ka folur drejtori i përgjithshëm i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, që shprehet se Martinez i ka shpërblyer gjithë paratë e derdhura për të.

“Kur blemë Javi Martinez në verën e vitit 2012 ishte një vendim i vështirë sepse shuma prej 40 milionë eurosh ishte rekord për ne. Por ky vendim rezultoi i drejtë: Javi Martinez i dha ekipit tonë cilësi të mëdha dhe u adaptua në mënyrë perfekte.

Pikat kryesore të shumë titujve që ai fitoi me ne ishin, sigurisht, dy Champions League: në 2013 në finale kundër Borussia Dortmund dhe në 2020 kundër Paris Saint-Germain.

Golat në minutat e fundit të finales së Super Kupës Evropiane 2013 kundër Chelsea dhe në vitin 2020 kundër Sevilla janë të paharrueshëm. Falënderoj Javi për këto vite tepër të bukura dhe fitimtare”, u shpreh Rummenigge për faqen e klubit. /abcnews.al