Ish-presidenti i Bayern Munich, tashmë anëtar i bordit të “bavarezëve”, Karl-Heinz Rummenigge ka bërë ditën e sotme një koment të shkurtër për të ardhmen e teknikut Thomas Tuchel në krye të pankinës së “të kuqve” të Mynihut.
Sipas ish-“bomberit” gjerman, Tuchel do të arrijë sukses të madh me Bayern Munich, teksa anashkaloi fillimin e vështirë të teknikut gjerman, periudhë të cilës ia vuri “fajin”, largimit të ish-trajnerit, Julian Nagelsmann.
“Isha shumë me fat që gjatë kohës sime në Bayern takova shumë trajnerë të mëdhenj, Louis van Gaal, Jupp Heynckes , Hansi Flick , Pep Guardiola , Carlo Ancelotti. Jam i bindur se Thomas Tuchel do të arrijë sukses të madh te Bayern.
Fillimi, natyrisht, ishte i vështirë. Por ai, ndër të tjera, u pengua nga trazirat që shkaktuan shkarkimin e Julian Nagelsmann. Kjo u diskutua në mënyrë aktive publikisht, dhe pati edhe trazira në ekip.
Tashmë kemi filluar të planifikojmë transferimet e ardhshme. Ne do të takohemi me Thomas Tuchel për të rënë dakord për gjithçka”,- u shpreh në fjalën e tij ish-“bomberi” gjerman, i cili duket të ketë shumë besim te tekniku Tuchel. /i.m /abcnews.al