Rummenigge: Agnelli e ka zhgënjyer Ceferin, nuk e di a do ketë paqe! Le të qetësohet stuhia

schedule14:19 - 22 Prill, 2021

schedule 14:19 - 22 Prill, 2021

Karl-Heinz Rummenigge, kreu i klubit të Bayern Munich, ka folur për atë që ndodhi me Super League dhe e cilëson si një fitore të futbollit në intervistën e dhënë për “Tuttosport”. “Bayerni nuk fitoi, as Rummenigge, por futbolli me të cilin jemi të gjithë të dashuruar.

Unë njihem si një njeri i dialogut dhe jo i luftës. Presidenti Ceferin, më kërkoi t’i jap një dorë për ta zgjidhur këtë problem dhe për të nisur sërish pas këtyre ditëve të vështira për botën e futbollit”, tha fillimisht legjenda e Gjermanisë.

Më tej ai shtoi: “Jam 65 vjeç dhe kam parë shumë në jetë. Këto ditë nuk kanë qenë të lehta, por e rëndësishme që gjithçka të ketë përfunduar. Ajo që ndodhi nuk i ka pëlqyer askujt, madje as atyre që krijuar projektin e Super League.

Të premten më telefonoi CEO i City, Ferran Soriano, i cili kërkoi falje për incidentin. Pas tij erdhën shumë falje edhe nga shumë klube. Ata ishin gabim, por kjo nuk është ajo që na intereson tani. E rëndësishme është të dalim nga kriza me inteligjencë.

Tani duhet të presim që stuhia të qetësohet dhe do të përqendrohemi te dialogu. Presidenti Ceferin, edhe unë mendoj njëlloj, më ka siguruar orët e fundit se nuk ka ndërmend t’i mbyllë derën askujt”.

“Agnelli-Ceferin? Nuk e di nëse do të jetë e mundur të ketë paqe mes tyre. Ceferin është shumë i zhgënjyer. Super League ishte krijuar nga 12 klube, jo vetëm nga Agnelli. Nuk e kam telefonuar ende, nuk është koha. Nuk është e rëndësishme të flasim shpejt. Le të qetësohet për momentin. Më pas do i mësoj arsyet pse u soll ashtu dhe pse pati atë dialog”. /abcnews.al