Rumania rrit mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën

schedule23:43 - 29 Shtator, 2023

schedule 23:43 - 29 Shtator, 2023

Rumania po rrit mbrojtjen e saj pranë fshatrave të Danubit në kufi me Ukrainën, aty ku dronët rusë kanë përfunduar në objektet e grurit.

Planet përfshijnë afrimin e mbrojtjes ajrore, shtimin e pikave ushtarake të vëzhgimit dhe shtrimin e patrullave, sipas dy burimeve të cituara nga Reuters.

Rumania vendosi gjithashtu katër aeroplanë të tjerë luftarakë F-16 (të SHBA-së) dhe zgjeroi një zonë të ndaluar fluturimi.

Këto veprime pasqyrojnë shqetësimet në rritje brenda Rumanisë dhe NATO-s në lidhje me përhapjen e mundshme të konfliktit të Ukrainës në territorin e tyre.

Fokusi i fundit i Moskës në portet dhe magazinat ukrainase përgjatë Danubit, veçanërisht ato pranë tokës rumune si Izmail dhe Reni, me sa duket i ka rritur këto tensione.