Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në rrjetin social “Facebook” njofton se qeveria e Rumanisë do të nisë drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë.
“Solidariteti me Shqipërinë vijon”, shkruan Balla.
Statusi:
Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë./abcnews.al