Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rumania, në “ankth” për Lucesku/ Trajnerit të famshëm i bie të fikët në stërvitje

schedule12:58 - 30 Mars, 2026

schedule 12:58 - 30 Mars, 2026

Disfata në Stamboll nuk ishte fundi i botës, por nuk u përjetua mirë. Trajneri i Rumanisë, Mirçea Luçesku, pati probleme pas asaj sfide të plej oft të Kupës së Botës, me ekipin e tij tashmë të eliminuar, dhe rrezikoi jetën në stërvitje.

Mediat rumune shkruajnë se tekniku 80-vjeçar pati debat në stërvitje me dy prej lojtarëve, duke analizuar humbjen me Turqinë, dhe u nervozua aq shumë nga përgjigjet saqë nuk u ndje mirë.

Ai pati vështirësi në frymëmarrje, siç informon “Gazeta Sporturilor” nga Bukureshti, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët informojnë se Luçesku po i nënshtrohet kontrolleve, se mund të ketë probleme me enët e gjakut dhe hemoragji, por gjithsesi cilësohet jashtë rrezikut për jetën.



Veterani rumun besohet se është trajneri më i vjetër në detyrë sot për sot, pasi nuk njihet ndonjë rast tjetër që në stol të jetë dikush me moshë 80 vjeç apo më shumë.

Ndërkaq, Rumania do të duhet ta luajë miqësoren ndaj Sllovakisë, të planifikuar për këtë të martë në Bratislavë, me dy ekipet të eliminuar nga plej ofi i Kupës së Botës, rumunët nga Turqia dhe sllovakët nga Kosova.

FIFA nuk ka pranuar ta anulojë këtë ndeshje, dhe në vend të veteranit do të jetë ndihmësi i tij. Kujtojmë se Mirçea Luçesku ka qenë trajner i Dinamos së Bukureshtit në 1986, kur u eliminua nga Tirana në Kupën e Kupave të Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!