Rumania konfirmon viktimën e dytë nga koronavirusi.
Vitkima e parë ishte një 67-vjeçar i cili vuante nga sëmundje të tjera. Ai ishte konfirmuar me COVID-19 që nga 18 marsi dhe po merrte trajtim në spital. Lajmi është bërë i ditur nga qeveria Rumune.
Ndërkohë në Rumani janë regjistruar 433 raste, me 66 raste të reja të prekur nga koronavirusi. Vendi atje shpalli edhe gjendjen e jashtëzakonshme më 13 mars.