Rumania synon të blejë avionët luftarakë të gjeneratës së fundit të SHBA-së F-35 për të rritur mbrojtjen e saj ajrore. Rumania, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, rriti shpenzimet e saj të mbrojtjes këtë vit në 2.5% të PBB-së së saj, nga 2%, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Mediat e huaja shkruajnë se vendi, i cili ndan një kufi 650 km me Ukrainën, është shtëpia e një sistemi të mbrojtjes raketore balistike amerikane dhe, që nga viti i kaluar, një njësi luftarake e përhershme e koalicionit është vendosur në tokën e tij.
“Procesi i modernizimit të Forcave Ajrore do të vazhdojë përmes blerjes së avionëve të gjeneratës së fundit F-35”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë Këshilli i Lartë i Mbrojtjes nuk dha një informacion në lidhje me numrin e avionëve që do të blihen, të cilat janë bërë nga Lockheed Martin Corp me bazë në SHBA.
Në mars, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Rumania do të blinte tanke Abrams të prodhuar nga General Dynamics./abcnews.al