Rumania e Zvicra përplasen për vendin e parë, Kosova pret në Prishtinë, Bjellorusinë, mësoni formacionet e sfidave

schedule19:56 - 21 Nëntor, 2023

schedule 19:56 - 21 Nëntor, 2023

Në orën 20:45 do të nisin 7 përballjet e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku ndër to janë edhe përballjet e fundit të grupit I, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe “Dardanët” e Kosvës.

Këta të fundit do të zhvillojnë përballjen e fundit të këtyre kualifikueseve, në “mitikun” e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, aty ku do të presin Bjellorusinë dhe formacionin i teknikut Gliha është po i njëjtë, si ai me Zvicrën, me sulmin që drejtohet nga Bytyqi, Muslija e Elbasan Rashani.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Rumania pret në “Arena Nationala”, të Bukureshtit, “helvetët” e zvicrës, në atë çka mund të quhet përballja më e fortë e mbrëmjes, me të dyja skuadra që i ndan vetëm 2 pikë dhe të dyja luftojnë për vendin e parë të grupit, në mënyrë që të mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme këto eleminatore.

Ndërkaq, në përballjen e fundit të këtij grupi, Izraeli ka udhëtuar drejt “Estadi Nacional” të Andorrës, ku pritet të regjistrojë një fitore të lehtë, për të shkuar kështu e qetë drejt fazës “play off’ të këtyre kualifikueseve. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Kosovë – Bjellorusi 

Rumani – Zvicër

Andorrë – Izrael

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!