Parlamenti rumun hodhi poshtë sot edhe kandidaturën e tretë për postin e kryeministrit, atë të liberalit pro evropian, Siegfried Mureșan duke zgjatur krizën politike në vend.
Muresan mori vetëm 182 vota në Parlament, ndërsa për miratimin e qeverisë së tij nevojiteshin 233 vota.
Dështimi i tij e thellon ngërçin politik dhe rikthen në skenë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Këto zgjedhje kërkohen veçanërisht nga e djathta ekstreme, e cila sipas sondazheve të fundit renditet në krye të mbështetjes elektorale.
Situata pritet të mbetet e paqartë derisa forcat politike të gjejnë një marrëveshje për formimin e një qeverie të re.
Kriza po ushtron presion të shtuar mbi partitë pro evropiane për të siguruar një shumicë parlamentare dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm politik.


