Rumani/ Një person i vë flakën ndërtesës së parlamentit në Bukuresht, evakuohen 300 persona

schedule17:30 - 17 Shtator, 2024

schedule 17:30 - 17 Shtator, 2024

Më shumë se 300 vetë evakuuan në ndërtesën e parlamentit rumun, i quajtur gjithashtu “Pallati i Çausheskut”, të martën pasdite pasi një burrë i vuri zjarrin një dhome pranë hyrjes së ndërtesës, njoftoi kanali televiziv lokal Digi24.

Ngjarja ndodhi në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

“Një burrë i moshës 60-65 vjeç i ka vënë flakën lokaleve, flakët kanë mbuluar 30 metra katrorë. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa, nuk pati viktima, megjithatë njëra nga shitëset pati një sulm paniku ”, raportoi stacioni televiziv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!