Rudina Xhunga në “Provokacija”: Pandemia i lëvizi gjërat në mënyrë të frikshme, pritet një turizëm i paparë

schedule22:23 - 26 Maj, 2020

schedule 22:23 - 26 Maj, 2020

Mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me Mustafa Nanon, gazetarja Rudina Xhunga ka folur për situatën e pandemisë duke treguar si e ka përjetuar dhe menaxhuar izolimin.

E ndalur te turizmi dhe frika se mund të përballet me një kolaps, Xhunga u shpreh se  ka shumë vende në Shqipëri që shqiptarët nuk i njohin dhe se pritet që këtë vit turizmi të jetë në ritme të mira. Madje , do na cudise – tha ajo.

“Pandemia i ka lëvizur gjërat në mënyrë të pabesueshme. Ndryshoi thelbin e gjërave, tani besoj se edhe ne vere be pret nje turizem i pazakonte, por edhe vjeshta do kete surpriza. Njerëzit janë duke menduar ku do të kalojnë ca dite vere. Nuk po mendon njeri, as për Dvoranin, as për Aleancën jo se jane indiferente ndaj politikes, por kjo nuk eshte politike. Ja shikoji ekranet sot, i kam te reshtuara te gjitha. Sa qesharake. Nuk po kapin ritmin e ndryshimit te botes. E gjitha po leviz. Ne mbajme karriget fort.”, u shpreh Xhunga.

Sipas saj Shqipëria ka humbur shqiptarët nga mungesa e reformave, ndërsa televizionet po humbasin publikun nga mungesa e reformave. Më tej Xhunga tha se njerëzit që qeverisin në një farë mënyrë janë të ikur.

“Shqipëria është zhvilluar sepse shqiptarët janë zhvilluar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!