“Rudina nuk ke bërë mirë, më ka mbetur hatri”, Hajdari zbulon çfarë i ka thënë Ilir Meta

schedule12:43 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 12:43 - 18 Dhjetor, 2019

Nga foltorja e Kuvendit Rudina Hajdari i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Edi Rama të tërhqiet nga miratimi i paketës anti-shpifje.

Hajdari zbuloi mes të tjerash edhe bisedën me kreun e shtetit Ilir Metën, në Presidencë pak muaj më parë.

Pak muaj më parë isha në zyrën e presidentit dhe më tha Rudina nuk ke bërë mirë më ka ngel hatri me ju. Pse i thashë. Sepse më ke goditur. I thashë edhe mua zoti President më ka ngel hatri me ju. Dhe kjo ndjenjë është reciproke se keni bërë një veprim fatal. Ju duhet të ishit i pari njeri që të më kishit thirrur në zyrën tuaj pse nuk e dogja mandatin. Unë respektova parlamentin, ju jeni president pse nuk më thirrët në zyrë por lejuat për tetë muaj që të më deligjitimizonin si e bija e Azem Hajdarit. Çdo individ ka të drejtën për të shprehur fjalën  e lirë. Koha do jetë ajo që do i tregojë të gjitha.

Po e them edhe njëherë se paketa antishpifje është një paketë që e çon vendin drejt Putinizmit dhe Edroganizmit, prandaj po them që të tërhiqeni”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!