Rudina Magjistari tregon anën romantike, bën urimin special për partnerin: Të dua i shtrenjti im

schedule17:52 - 26 Mars, 2021

schedule 17:52 - 26 Mars, 2021

Është një ndër moderatoret më të sukseshmë shqiptare, por kur vjen puna tek jeta personale Rudina Magjistari është treguar shumë e rezervuar. Edhe pse shumë aktive në rrjete sociale, fotot me bashkëshortin, Xhavit Bajramin dhe të bijën, Mia janë shumë të rralla.

Sot është një ditë e shënuar për çiftin, pasi festojnë 10 vjetorin e lidhjes së tyre. Dhe në këtë ditë speciale, Rudina ka treguar anën e saj romantike dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla për partnerin e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

“10 vite bashkë. 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh! Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti im më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!“, ka shkruar Rudina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!