Nga foltorja e parlamentit Rudina Hajdari, e ka dhënë edhe një mesazh, për Presidentin e Republikës, nëse ai, sipas saj, ka ndërmend të shpërndajë Parlamentin.
“Ne duhet të vazhdojmë të kompletojmë reformën në drejtësi përpara tetorit, vetëm 3 muaj na ndajnë nga vendimi. Në kushtet që jemi sot çfarë mendoni se do ndodhë? Nëse keni informacion se do ketë vrasje si në 2 prill, a nuk është me rëndësi që ti evitoni këto episode? Kush flet për shtetin e së drejtës? Nëse ju vazhdoni të krijoni viktima sërish, a nuk i jepni ju Shqipërisë të tjera viktima? A është e vetmja mënyrë që pa bërë viktima nuk mund të bëjmë zgjedhjet?
Thirrini ndërgjegjes tuaj politikanë. Ne duhet të evitojmë të shënohen viktima. Kryeministri ka info se do shënohen viktima, atëherë ai duhet të marrë masat që të evitojë këtë.
Dua të shtoj se ky nen shton presionin ashtu si ajo rezoluta që erdhi përpara 1 jave e cila ngriti presionin dhe i hodhi benzinë zjarrit nuk solli asnjë lloj rezultati. nëse ju mendoni vërtetë se ku parlament do të shpërndahet prej presidentit atëherë presidenti nëse e bën këtë gjë ti thotë “burgut hapu” sepse është një shkelje e rëndë e kushtetutës. Ai nuk e ka kompetencën e shpërndarjes së parlamentit, shpërndarja e parlamentit ndodh në 2 situata dhe ju e dini fare mirë se është e parashikuar në kushtetutë“, tha Hajdari./abcnews.al