Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik: Nuk bëj pazare për tendera pas dyerve

schedule19:03 - 16 Qershor, 2020

schedule 19:03 - 16 Qershor, 2020

Bashkëkryetarja e Komisonit për Reformën Zgjedhore ka braktisur pas dy orësh diskutime tryezën e sotme të Këshillit Politik.

Në një deklaratë për mediat jashtë pallatit të Kongresve Hajdari u shpreh se vendosi të dalë nga kjo tryezë për shkak se nuk do të bëhet pjesë e pazareve për ndarjen e fituesit të tenderëve për identifikimin biometrik.

Ajo tha se do të vazhdojë në Kuvend betejën për ndryshimin e sistemit dhe shtoi se nuk do të kthehet më në atë tryezë për ndarjen e tenderave.

“Mbledhja nuk ka përfunduar akoma por po shpenzojmë dy orë për tenderin e identifikimit biomterik. Unë nuk kam ardhur këtu për të parë si do e ndajnë këta tenderin. Është e pamundur të flitet për ndryshimet që presin shqiptarët. Qytetarët nuk presin që ne të caktojmë se kush do e marrë këtë tender. Unë uy largova nga ky takim

Ne folëm për ato pika që kanë të bëjnë me marrëveshjen. Kam një synim për ndryshimin e sistemit dhe nuk mund të rri në një këshill që nuk merret me ato që kanë rëndësi për qytetarët.

 Beteja në parlament do të jetë për t’i dhënë besim qytetarëve shqiparë dhe të mos merremi me tendera pas dyersh. Të rrish dy orë për të zgjidhur nëse tenderimi do bëhet me shpallje apo po shpallje. Unë prandaj dola dhe sa herë të flitet për tendera unë nuk bëhem pjesë”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!