Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger nuk kanë pranuar deri më tani të rinovojnë kontratën me Chelsea. Londinezët kanë bërë ofertat e tyre, por nuk ka marrëveshje.
Në verë ata mund të largohen të lirë dhe janë shumë klube që i duan. Te kampionët e Europës nuk është se po qëndrojnë duarkryq dhe po mendojnë edhe më të keqen.
Kështu ata po shohin edhe për ndonjë mbrojtës tjetër qendre. Ai që pëlqehet nga Chelsea është lojtar i Real Madrid, Eder Miliato.
Mbrojtësi 23-vjeçar po bën një sezon fantastik me spanjollët dhe Chelsea është rikthyer në garë për të, pasi e humbi betejën për ta transferuar verën e vitit 2019 për 50 milionë euro nga Porto.
Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Real Madrid po mendon të rinovojë me Militao, i cili përfiton vetëm 3 milionë euro në sezon dhe kartoni i tij vlerësohet 65 milionë euro. / abcnews.al