Rudi Garcia mendon për “të ardhmen”, gati “zëvendësuesit” në rast largimi të Osimen e Kim Min-Jae

schedule20:48 - 20 Qershor, 2023

schedule 20:48 - 20 Qershor, 2023

Pasi kaloi një sezon fantastik te “blutë” e Napoli, duke i ndihmuar këta të fundit, të sigurojnë titullin e 3-të kampion të Serie A, në historinë e klubit, “bomberi” nigerian, Victos Osimhen shihet në merkato vere gjithnjë e më “larg” italianëve, me 24-vjeçarin që pëlqehet shumë nga Bayern Munich, por edhe nga Chelsea e Manchester United.

Për këtë arsye, tekniku i ri i kampionëve të Serie A, Rudi Garcia kërkon që në rast largimi të nigerianit, të afrohet një tjetër “bomberi” i mirfilltë dhe lojtari i parë në listën e francezit është sulmuesi i Lille, Jonathan David.

David vetëm 23-vjeçar është kthyer në një protagonist të vërtetë te francezët, duke shënuar 26 gola e asistuar 4 të tjerë, në paraqitjet e kryera për Lille në kampionat dhe Kupë këtë sezon.

Mirëpo, David nuk është i vetmi i preferuar i teknikut 59-vjeçar, i cili gjithashtu ka zgjedhur dhe pasardhësin e qendërmbrojtësit korean, Kim Min-Jae në rast largimi të këtij të fundit, te “djajtë” e Manchester United.

Garcia kërkon të nënshkruajë me 24-vjeçarin austriak të francezëve të Lens, Kevin Danso, i cili gjithashtu ka shëlqyer në Ligue 1, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke shënuar 1 gol e asistuar 3 të tjerë, në 40 paraqitjet e zhvilluar këtë sezon mes Kupës e kampionatit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!