Ruçi zbardh takimin me ambasadoren amerikane: Çfarë diskutuan

schedule13:00 - 28 Maj, 2020

schedule 13:00 - 28 Maj, 2020

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, me kërkesë të kësaj të fundit.

Mësohet se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë.

Në njoftimin e Kryesia e Kuvendit theksohet se suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.

LEXO EDHE: Ambasadorja Yuri Kim përfundon takimin me Ruçin e Manjën

Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!