Ruçi takon ambasadorin kroat: Kroacia mbështetje maksimale për çeljen e negociatave

schedule13:02 - 25 Shkurt, 2020

schedule 13:02 - 25 Shkurt, 2020

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, këtë të martë ëhstë takuar me ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramarić. Gjatë takimit, Ruçi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik, si edhe partneritetin strategjik midis të dy vendeve.

“Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë strategjikë dhe nuk kanë asnjë çështje që na ndan, të gjitha na bashkojnë. Bashkëpunimi i shkëlqyer politik duhet të shoqërohet edhe nga rritja e bashkëpunimit ekonomik, tregëtar si edhe prezenca më e madhe e investimeve kroate në Shqipëri. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme për integrimin europian të Shqipërisë dhe kemi bërë gjithshka për të merituar çeljen e negociatave gjatë presidencës kroate të BE-së.

Ju jemi gjithashtu mirënjohës për mbështetjen e integrimit të Kosovës si edhe kontributin e spikatur për ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Diaspora shqiptare në Kroaci është një urë e fuqishme për mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh”, nënvizoi Ruçi.

Ambasadori Zlatko Kramarić vlerësoi vizionin e Shqipërisë për bashkëpunimin me Kroacinë, partneritetin strategjik politik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të rritjes së investimeve, si edhe garantoi se përpjekjet e Presidencës Kroate të BE-së do të jenë maksimale për mbështetjn e Ballkanit Perëndimor dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!