Në seancën e sotme plenare kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçiu kërkoi nga deputetët që të votojnë pro ndryshimeve që sipas tij do të përmirësojnë proceset zgjedhore në të ardhmen.
“Miratimi i Reformës Zgjedhore u vonua nga pengesa të paparashikuara.
Nuk ka qenë e lehtë të arrinim deri këtu. Unë ju ftoj sot që të shohim gjithmonë para. Në një Republikë Parlamentare, ligjet dhe vendimet që do të miratojmë sot nuk janë produkt laboratori.
Si kryetar i Kuvendit do të falënderoja të gjithë, në mënyrë të veçantë do të falënderoj Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të gjithë deputetët për këtë kontribut, edhe Këshillin politik, opozitën parlamentare dhe pozitën. Ju ftoj të gjithëve të debatojnë dhe në fund të votojmë pro ligjeve, që lidhen me zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Ruçi.
/abcnews.al/

