Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vijuar takimet gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ruçi u takua me kreun e Dhomës së përfaqësuesve, Paul Ryan, atë të demokratëve, Nancy Pelosi dhe kreun republikan të dhomës së përfaqësuesve Kevin Mçarthy.
I shoqëruar nga kreu i deputetëve socialist, Taulant Balla, kryetaren e komisionit të jashtëm Mimi Kodheli dhe deputeti Anastas Angjeli, Gramoz Ruçi vlerësoi mbështetjen e kreut të demokratëve Pelosi e cila njohu rëndësinë e Shqipërisë si aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke marrë fjalën në takim, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu mirënjohjen dhe dëshirën për një bashkëpunim më të madh me Partinë Demokratike Amerikane./abcnews.al
Ruçi me krerët e partive politike të Dhomës së Përfaqësuesve
schedule16:53 - 8 Dhjetor, 2017
schedule 16:53 - 8 Dhjetor, 2017