Ruçi letër urimi Albin Kurtit: Bashkëpunim mes dy qeverive

schedule15:07 - 7 Tetor, 2019

schedule 15:07 - 7 Tetor, 2019

Kryetari i Kuvendit Shqiptar Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi për fitoren kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. Në letrën e kreut të Kuvendit shprehet mbështetja e qeverisë shqiptare për bashkëpunim.

“Urime të përzemërta për fitoren e Vetëvendosjes. Qytetarët votuan Vetëvendosjen t’i qeverisë. Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. Përgëzon Veselin për standardet demokratike të zgjedhjeve. Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, modeli demokracie”.

Letra e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për Albin Kurtin:

“I dashur Albin,

Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!