Ruçi: Koha tregoi se nuk mund të kishte Shqipëri sovrane me Vlorën e pushtuar

schedule19:50 - 2 Shtator, 2020

schedule 19:50 - 2 Shtator, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe emra të tjerë të njohur të politikës janë bërë bashkë sot në ceremoninë e  e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës.

Në fjalën e tij në ceremoninë e mbajtur në përkujtimin e 100 vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vlerësoi rëndësinë e Luftës Kombëtare të Vlorës, ndërsa theksoi se çdo qytetar shqiptar do të donte të ishte i pranishëm në sheshin e “Flamurit”.

“Ky shesh mban peshën e rëndë të historisë kombëtare. Çdo shqiptar do të donte të ishte në sheshin e “Flamurit”. Kushdo në këtë shesh ulet në gjunjë para monumentit të këtyre burrave. 9 muaj më parë në Lushnje , Tiranë dhe gjithë Shqipërinë përkujtuam përvjetorin e Kongresit të Lushnjes. 108 vite më parë Ismail Qemali ngriti flamurin e lirisë. Pas 8 vjetësh Kongresi i Lushnjes vendosi që Shqipëria të ishte e pavarur”, tha Ruçi.

Sipas Ruçit, Pavarësia, Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës janë tre harqe triumfi që plotësuan dhe garantuan njëra- tjetrën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!