Ruçi kërkon votën për PS në Fier: Në mandatin e tretë do të keni ujë 24 orë

schedule18:28 - 21 Prill, 2021

schedule 18:28 - 21 Prill, 2021

Në takimin elektoral në qytetin  Fierit, drejtuesi politik i PS, Gramoz Ruçi ka premtuar ujë 24 orë në mandatin e tretë.

Para mbështetësve socialistë, Ruçi tha se është në përfundim projekti që do t’i gjejë në mandatin e tretë qytetet e qarkut me ujë 24 orë. Sipas Ruçit, në mandatin e radhës së PS, Fieri do të ketë pallat sporti, stadium dhe universitet.

“Në demokraci pushteti merret me vote dhe mbahet me punë.  Kjo është arsyeja q e ne kërkojmë një mandat të tretë për të vazhduar punët që kemi nisur. Unë do ju drejtoja të gjithë qytetarëve të Fierit, por jo vetëm, të gjitha qytete që brenda këtij viti mbaron projekti për të marrë ujë 24 orë të gjithë qytetet e bashkisë së Fierit. Alternativa e PS është që brenda këtij mandati i gjithë qarku të marrë ujë 24 orë. Prandaj ejani në datën 25 dhe votoni Edi Ramën dhe ekipin e tij. Unë do ju drejtohesha të rinjve, e doni qytetin tuaj me një pallat sporti. Ky është mandati që Fieri do të bëhet me pallat sporti, ky është mandati që Fieri do të bëhet me një stadium të ri. Edhe Fieri do të bëhet me një universitet të ri. Të gjithë në votime në datën 25,” deklaroi Ruçi. g.v/abcnews.al