FOTO/ Çuçi dhe Hyseni shfrenojnë fantazinë, Valteri me maskë të personalizuar. Si u “armatosën” deputetët sot

schedule11:12 - 16 Prill, 2020

schedule 11:12 - 16 Prill, 2020

Deputetët e vendosur në distancë nga njëri tjetri në seancën e sotme plenare janë pajisur edhe me mjetet mbrojtëse si maska dhe doreza.

Gjatës fjalës së tyre në Kuvend ata kanë qëndruar pas maskë, por ajo që bie në sy është modeli i ndryshëm i tyre. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ulur në distancë nga pjesë tjetër ka qëndruar pa maskë.

Lexo edhe: Kuvendi “gjurmon” koronavirusin me termometër, deputetët në radhë për të matur temperaturën

Deputetët Kujtim Gjuzi, Pandeli Majko, Evis Kushi, Blerina Gjylameti, Vasilika Hysi kanë vendosur një maskë të thjeshtë kirurgjikale. Por nga ana tjetër bie në sy deputeti Halit Valteri i cili ka vendosur një maskë të zezë, të personalizuar.

Ndërsa ndryshe janë shfaqur edhe Alket Hyseni, Blerina Gjylameti dhe Bledi Çuçi të cilët kanë shkuar përtej mbrojtjes nga Covid duke përdorur maska “fashion” me ngjyra/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!