Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X

schedule22:52 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 22:52 - 5 Dhjetor, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi sot ashpër vendosjen e një gjobe prej 120 milionë euro (rreth 140 milionë dollarë) që Bashkimi Evropian i ka vendosur platformës sociale X për shkelje të rregullave të transparencës.

“Gjoba prej 140 milionë dollarësh nga Komisioni Evropian nuk është vetëm një sulm ndaj X, është një sulm ndaj të gjitha platformave amerikane të teknologjisë dhe ndaj popullit amerikan nga qeveritë e huaja”, shkroi Rubio në platformën e zotëruar nga miliarderi i teknologjisë, Elon Musk.

“Ditët e censurimit të amerikanëve online kanë marrë fund”, shtoi ai.

Komisioni Evropian akuzon X për verifikim mashtrues të llogarive të përdoruesve me shenja blu, për fshehje të të dhënave nga studiuesit dhe për mosdokumentim të qartë të reklamave të vendosura në platformë.

Shuma e gjobës është proporcionale me shkeljen, theksoi komisioni gjatë njoftimit sot të vendimit.

“Të mashtrosh përdoruesit me shenja blu, të fshehësh informacion mbi reklamat dhe të pengosh studiuesit nuk kanë vend online në BE”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!