Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio, javën tjetër në Izrael/ Vizita mes tensionit dhe negociatave SHBA-Iran

schedule18:31 - 27 Shkurt, 2026

schedule 18:31 - 27 Shkurt, 2026

Fati i Iranit mbetet ende i paqartë, teksa herë pas herë ka sinjale nga Shtetet e Bashkuara për një sulm të mundshëm ndaj vendit të Lindjes së Mesme.

Uashingtoni dhe Teherani zhvilluan të enjten bisedime të konsideruara gjerësisht si një përpjekje e fundit për të shmangur një luftë për shkak të ambicieve bërthamore të Iranit.

Donald Trump ka paralajmëruar Teheranin që të pranojë një marrëveshje, teksa nuk ka munguar as presioni nga Izraeli për ndërhyrje ushtarake.



Mes këtyre tensioneve, sekretari Smerikan i Shtetit do të bëjë një udhëtim të shkurtër në Izrael në fillim të javës së ardhshme, një vizitë që ishte shtyrë pa shpjegime të detajuara.

Diskutime prioritare do të jenë Irani, Libani dhe po ashtu përpjekjet për të zbatuar planin me 20 pika të paqes në Gaza.

Njoftimi për vizitën e Rubio erdhi pasi Ambasada e SHBA-së në Jerusalem zbatoi statusin e “largimit të autorizuar” për personelin jo-thelbësor dhe anëtarët e familjes, që do të thotë se stafi i kualifikuar mund të largohet nga vendi vullnetarisht me shpenzime qeveritare.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Teheran, pasi kërcënimi për sulme amerikane ka ngritur shqetësime për sigurinë edhe tek aleatët.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se kjo ishte një “masë paraprake” dhe se ambasada e saj në kryeqytetin e Iranit do të vazhdojë punën nga distanca.

Një numër vendesh të tjera, përfshirë Kinën, Indinë dhe Kanadanë, u kanë thënë qytetarëve të tyre të largohen nga Irani sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të mundësisë së përplasjeve ushtarake.

Nga ana tjetër, qeveria amerikane urdhëroi të gjithë stafin jo-thelbësor të largohej nga ambasada e saj në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shqyrtimeve që lidhen me çështje të sigurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!