Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio: Irani është në pikën e tij më të dobët

schedule17:51 - 31 Mars, 2026

schedule 17:51 - 31 Mars, 2026

Në dy intervista të ndara për ABC News dhe Al Jazeera, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim të shpejtë në degradimin e aftësive ushtarake të Iranit dhe Uashingtoni pret të arrijë objektivat e tij “brenda javësh, jo muajsh”. Ai theksoi se udhëheqësi amerikan, Donald Trump, “parapëlqen diplomacinë”.

“Ne do të shkatërrojmë bazën e tyre të industrisë së mbrojtjes, që do të thotë aftësinë e tyre për të prodhuar raketa të reja dhe dronë të rinj në të ardhmen, sepse këta paraqesin kërcënim të madh për rajonin. Ky Iran që shihni tani, ky është Irani në pikën e tij më të dobët”, tha Rubio për ABC News më 30 mars.

“Ne jemi në një ritëm dhe në fakt para planifikimeve”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të “do t’i arrijë të gjitha këto gjëra brenda javësh, e jo brenda muajsh”.



“Besoj që pika e parë që thekson presidenti është që ai parapëlqen diplomacinë”, tha Rubio. “Siç e kam thënë, këto përpjekje janë ende në fazat fillestare. Po përcillen mesazhe të ndërsjella dhe po zhvillohen disa bisedime, përfshirë përmes ndërmjetësve”.

Duke komentuar kërcënimet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit “në mënyrë të përhershme” dhe për të vendosur një sistem pagese, Rubio tha se Uashingtoni nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë.

“Jo vetëm që sovraniteti mbi Ngushticën e Hormuzit nuk është i pranueshëm për ne, por nuk do të jetë i pranueshëm as për botën”, tha ai. “Presidenti ka një sërë opsionesh në dispozicion, nëse zgjedh, për të parandaluar që kjo të ndodhë”.

Ai theksoi se sovraniteti i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit është “i papranueshëm” për SHBA-të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!