Ruben Saraiva mbetet në burg/ Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë

schedule10:52 - 1 Nëntor, 2024

schedule 10:52 - 1 Nëntor, 2024

Ka përfunduar seanca gjyqësorë për Ruben Saraivën, që u mbajt këtë të premte në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva. Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e tij dhe vendosi që ai të qëndrojë në burg.

Këtë vendim avokati Kujtim Cakrani e ka konsideruar të padrejtë pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë ngjarje.

Saraiva kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë. Portugezi është vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!