Ruanda kufizon praninë e njerëzve në funerale për shkak të përhapjes së virusit

schedule16:14 - 30 Shtator, 2024

schedule 16:14 - 30 Shtator, 2024

Autoritetet në Ruandë kanë kufizuar numrin e pjesëmarrësve në funeralet e viktimave të virusit Marburg në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes ngjitëse, raporton BBC.

Deri më tani, tetë persona kanë vdekur nga sëmundja në Ruandë, ndërsa 26 janë raportuar të infektuar. Shumica e rasteve të raportuara janë në kryeqytetin Kigali.

Kjo është hera e parë që Marburg është regjistruar në Ruandë.

Në udhëzimet e reja për të ndaluar përhapjen e Marburgut, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se jo më shumë se 50 persona mund të marrin pjesë në funeralin e një personi që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Virusi Marburg, i cili ka një shkallë vdekshmërie deri në 90 për qind, është nga e njëjta familje virusesh si Ebola. Ai transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me lakuriqët e natës dhe nga njeriu te njeriu përmes kontaktit me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar dhe sipërfaqeve dhe materialeve të kontaminuara.

Simptomat fillestare fillojnë papritur, me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe lodhje dhe dhimbje muskulore. Pas kësaj, pacientët fillojnë të kenë gjakderdhje të madhe nga disa pjesë të trupit. Vdekja ndodh rreth tetë ose nëntë ditë pas simptomave fillestare./abcnews.al