“Ruaje se po të merr burrin”, Dafina Zeqiri shpërthen ndaj ndjekësit që ofendoi Beatrix Ramosaj

schedule16:53 - 23 Mars, 2022

schedule 16:53 - 23 Mars, 2022

Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër ndaj disa ndjekësve që ofendonin Beatrix Ramosaj. Këngëtarja ka postuar një video në Instagram, në të cilin ka komentuar dhe Trixa. Kjo e fundit pritet të vijë së shpejti me një duet me partnerin e Dafinës, Dj Geek.

“Ruaju se po të merr burrin” kanë qenë disa prej komenteve në profilin e saj. Por Dafina s’i ka pritur mirë këto fjalë nga ndjekësit, të cilët e lidhin situatën me  komentin që Beatrix i la Bora Zemanit për takimin me Donald Veshajt.

Beatrix i shkroi asokohe moderatores: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”. E revoltuar, Dafina shprehet që të mos ushtrojnë bullizëm aq më tepër femra-femrës.

Ruaje për çfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë asnjë me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”, ka shkruar ajo duke mbrojtur Trixën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!