Rrumbullaku ndan detaje për mega-operacionin “Flakë në det”: Tre personat në kërkim ndodhen jashtë Shqipërisë

schedule18:49 - 9 Tetor, 2023

schedule 18:49 - 9 Tetor, 2023

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë  të tjera detaje për mega-operacionin “Flakë në det”.

Ai ka deklaruar se është arrestuar shefi i komisariati të policisë së Laçit,  Dritan Metaj, ndërsa tre të tjerët, Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; dhe Roland Guza, banues në Durrës, janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe Gëzim Çela i njohur ndryshe si “baroni i drogës”.

Rrumbullaku ka theksuar se këta tre persona aktualisht ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”,

“Ju deklaroj që realisht nga informacionet ne kemi që nga gushti në vijim që ndjekim gjithë këtë lloj procesi, jo thjesht për vendndodhjen e të kërkuarve, që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!