Policia Rrugore po vijon me kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për të ndëshkuar të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe mbi 4 mijë të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative gjobë.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
▫️ 309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha
▫️ 2,567 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
▫️Janë vendosur 297 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
▫️Janë vendosur 297 masa administrative, për Parakalime të gabuara.
▫️ Janë bllokuar 17 automjete./abcnews.al