Një denoncim i faktuar me video ka mbërritur në redaksinë e ABC nga qytetarë të Elbasanit. Bëhet fjalë për rreth rrotullimin e “1 Majit” në qendër të qyteti të Elbasanit, aty ku për shkak të trafikut është bllokuar me blloqe betoni në mënyrë që të shmanget një anë e lëvizjes.
Por në pamjet e filmuara nga qytetarë shihet qartë se si automjetet në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor hyjnë në sens të kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve por edhe të drejtuesve të tjerë të makinave që përdorin këtë rrugë.
Duket që në qytetin e Elbasanit, policia rrugore është inekzistente për sa i përket kontrollit në rrugë dhe funksionit të detyrës për kontrollin e zbatimit të qarkullimit rrugore dhe tabelave orientuese në rrugë. Me mos praninë e saj në rrugë policia rrugore e këtij qyteti bën që drejtuesit e mjeteve të shkelin sinjalistikën rrugore të vendosur në 4 anët e këtij rreth rrotullimi në qendër të Elbasanit./abcnews.al/