Rrugorja e Elbasanit me “dorë të hekurt”, mbi 7 mijë gjoba vetëm në muajin shkurt

schedule13:24 - 28 Shkurt, 2024

schedule 13:24 - 28 Shkurt, 2024

Policia Rrugore e Elbasanit ka vendosur mbi 7 mijë gjoba vetëm në muajin shkurt.

Sakaq, janë arrestuar në flagrancë 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë muajit shkurt 2024.

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.

Gjatë muajit shkurt 2024, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

janë arrestuar në flagrancë 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë këtij muaji, janë vendosur 7556 masa administrative, të ndara konkretisht:

✔3701 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

✔563 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

✔98 për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha;

✔621 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

✔54 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

✔37 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

✔1158 për parakalime të gabuara;

✔291 për parkime të gabuara, 215 nga këto raste të evidentuara nga makina inteligjente;

✔34 për moskalim të këmbësorëve në vendin e përcaktuar për ta;

✔ 999 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe të ulin shpejtësinë dhe respektojnë këmbësorët në rrugëkalimin e përcaktuar për ta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!