Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar edhe sot turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” në qytetin e Sarandës.
Lideri i PD në bashkëbisedim me operatorët turistikë theksoi se vendit i mungon qeverisja që punon për qytetarët.
“Rimëkëmbja e biznesit do të jetë në themel të vizionit tonë, duhet fuqizuar aksesi në turizm me infrastrukturë të plotë”, tha Basha./abcnews.al