Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Rrugëtimi i inxhinierit shqiptar në Apple, puna për modelet e fundit të Iphone

schedule13:59 - 16 Prill, 2026

schedule 13:59 - 16 Prill, 2026

Nga brigjet piktoreske të Linit në Pogradec, deri në laboratorët e teknologjisë më të avancuar në botë, historia e Sokol Lushllari është një dëshmi e qartë se suksesi ndërtohet me përkushtim dhe dije.

I lindur dhe rritur në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, ai e nisi rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 2007, pasi fitoi Lotarinë Amerikane. Studimet dhe puna e palodhur e çuan drejt një karriere të qëndrueshme në inxhinieri elektronike, ku për më shumë se një dekadë u fokusua në projektimin e qarqeve me frekuenca të larta. Një eksperiencë që i hapi dyert e një prej kompanive më prestigjioze në botë.

Prej katër vitesh pjesë e Apple, Sokoli tregon se gjithçka është arritur vetëm me meritë. Një intervistë maratonë prej gjashtë orësh ishte prova vendimtare që i dha mundësinë të kontribuojë në zhvillimin e teknologjive që mundësojnë lidhjet celulare, Wi-Fi dhe Bluetooth për miliona përdorues. Dhe ndryshe nga perceptimi i jashtëm, ai e përshkruan këtë arritje si një hap të natyrshëm të një rruge të ndërtuar me durim.



Por historia e tij nuk ndalet te suksesi profesional. Si kryetar i Massachusetts Albanian American Society “BESA”, ai është kthyer në një figurë kyçe për komunitetin shqiptar në Boston. Përmes kësaj shoqate, ai kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Shkolla shqipe me rreth 70 nxënës, aktivitetet patriotike, ngritja e flamurit për Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festivali shqiptar janë vetëm disa nga iniciativat që mbajnë gjallë identitetin kombëtar larg atdheut. “Festa e Anijes” dhe mbledhjet e bizneseve shqiptare krijojnë ura bashkëpunimi dhe forcojnë lidhjet mes emigrantëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!