Kevin Hena ka rrëfyer rrugëtimin e tij gati 14 vjeçar në Balet.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News 23 vjeçari ka rrëfyer pasionin e tij dhe dëshirën e madhe për të mos hequr dorë në ndërtimin e karrierës drejt këtij profesioni.
Gjithashtu ai ka treguar se që në moshën 8 vjeçare ka nisur te merret me balet. Tashmë prej një viti Kevin është pjesë e trupës së baletit të Teatrit të Vjenës.
“Një balerin ka një jetë me shumë sakrifica. Bën shumë stërvitje, duhet shumë disiplinë. Në fillim ka qenë e vështirë sepse nuk dija edhe shumë gjuhën. Për gati 6 muaj arrita të kuptoja pak gjermanisht. Ndërsa gjuhën shqipe e kam mësuar nga prindërit dhe nëna me gjyshin. Kam lindur ne Biela, afër Milanos në Itali. Që 13 vjeç jam shkëputur nga familja. Pasioni im për baletin ka qenë shumë i madh, por babit nuk i pëlqente të bëhesha balerin.”, ka treguar ai.
/abcnews.al/