“Rrugët janë ndarë me dhjetëra metra, mbi 13 milionë të prekur”, gazetari tregon se si paraqitet situata në Turqi

schedule17:32 - 7 Shkurt, 2023

schedule 17:32 - 7 Shkurt, 2023

Gazetari Sokol Brahaj nga Izmiri raportoi për Abc News se si paraqitet situata në zonat e prekura nga tërmeti i mëngjesit të së hënës, me epiqendër afër Gaziantepit. Gazetari theksoi se janë rrënuar më shumë se 6 mijë ndërtesa ndërsa mbi 13 milion njerëz janë të prekur nga tërmeti katastrofik.

“Deri më tani janë mbi 6 mijë ndërtesa që janë rrënuar fare, përtokë ndërsa populli që është ndikuar nga kjo tragjedi është 13.5 milion banorë, në një hartë më e madhe se sa Anglia. Gjatë kësaj kohe, mbi tetë mijë persona janë shpëtuar të gjallë nga gërmadhat. Moti është shumë i keq.

13 milion banorë nuk janë futur në shtëpitë e tyre, janë të gjithë përjashta. Kjo bëhet fjalë vetëm për qendrat e qyteteve. Në fshatra ende nuk kemi një statistikë të saktë. Pika më kryesore, që është dëmtuar është qyteti Hatay. Sot kanë arritur forcat ushtarake dhe ekipet që kanë ardhur nga e gjithë bota.”, tha ai.

Gazetari shtoi më tej se edhe transporti rrugor paraqitet shumë problematik për shkak se rrugët janë ndarë në dhjetëra metra dhe ka pasur spostim të autostradave. Ndërkohë ditën e sotme ka filluar lëvizja me anijet e mëdha për të avokuar njerëz dhe pacientë që nxirren nga rrënojat e tërmetit./abcnews.al