Rrugët e Elbasanit lihen rrugëve, cilësia e dobët e tubave të ujësjellësit shkatërrojnë asfaltin

schedule16:57 - 9 Prill, 2022

schedule 16:57 - 9 Prill, 2022

Nga Aldo Kozarja

U rindërtuan disa vite më parë por sot dy rruge kryesore ne qytetin te Elbasanit janë drejt degradimit. Bëhet fjalë për rrugën 25 nentori të rikonstruktuar nga firma Ergi shpk dhe Qemal Stafa nga kompania “Bajrami”.

Asfalti në rrugën “Qemal Stafa” është dëmtuar nga çarja e tubacioneve të ujërave të zeza dhe të bardha. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka ndërhyrë disa herë për këto probleme.

Në të njëjtën situatë është edhe rruga “25 Nëntori”, e rikostruktuar nga firma “Ergi shpk”. Mësohet se kjo firmë ka pasur për detyrë të merrej me sistemimin, asfaltimin, rregullimin e trotuareve e ndriçimin e rrugëve.

Ndërkohë tubacionet e ujërave të zeza dhe të bardha janë çarë.  Drejtoria e Ujësjellës-Kkanalizimeve ka ndërhyrë disa herë për këto probleme.

Sipas drejtorit të këtij institucioni në Elbasan, Leli Kaja, shkak është cilësia e dobët e tubave që firmat ndërtuese kanë përdorur në këto rrugë.

“Kemi pasur disa herë dëmtime dhe çarje të tubit të ujit. kjo ka ardhur nga firmat që knë bërë investimet, nuk është bërë e mirë puna.  mund të mos jenë vënë tuba të standaritit që kërkon ligji.”, shprehet ai.

Por nëse kjo konfimohet, drejtori i ujësjellës kanalizimeve të qytetit thotë se cështjen do ta cojë në prokurori.

“Do ti drejtohemi organit të akuzës”, vijon ai.

Edhe banorët akuzojnë firmat e ndërtimit për cilësinë e dobët të punimeve. Investimi për këto dy rrugë kryesore të Elbasanit ka kushtuar rreth 5 milion euro.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan, Leli Kraja u përgjigj pas interesimit të ABC-së se është cilësia e dobët e tubave të përdorur në këto dy investime që kanë bërë të detyrueshme çarjen e asfaltit për të rregulluar dëmet.

Sëfundmi problem ka shfaqur edhe rruga “Qemal Stafa”, e cila është pushtuar nga ujërat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!