Rrugët e brendshme të Peshkopisë në gjendje skandaloze, shoferët: Asnjë investim prej vitesh

schedule17:50 - 1 Mars, 2020

schedule 17:50 - 1 Mars, 2020

Rrugët e brendshme të Peshkopisë prej vitesh nuk shohin asnjë investim. Shoferët ankohen për gjendjen e keq, ndërsa akuzojnë pushtetin vendor se nuk ka vënë dorë në këto rrugë prej 15 vjetësh. Sipas tyre pushtetarët duken në këto anë vetëm në kohë fushatash elektorale.

Rruga është e amortizuar dhe në të gjithë gjatësinë e saj ka gropa të mëdha, të cilat e bëjnë të vështirë kalimin si të këmbësorëve ashtu edhe të automjeteve.

Në këtë nuk është investuar prej shumë vitesh, ndërsa pushtetarët duken nga këto anë vetëm në kohë fushatash.

“Krejt gropa, krejt kanale”, shprehet një nga banorët.

Prej sa kohësh nuk investohet?

“ Me vite ka, nuk pyet kush për këtë punë. Nuk është mbush asnjë gropë. Në fushata elektorale vetëm premtojnë.”

Si është gjendja rrugës?

“Shife vetë, mizerje”, tha një tjetër banor.

Prej sa kohësh është kështu?

“Sa e mbaj mend unë, vijnë e lëshojnë copa copa, e gënjejnë popullin, kështu e kanë bërë përherë”.

Sa kohë ka që nuk investohet fare.

“Që nuk investohet fare ka të paktën 15 vjet, marin një fond për të bërë 10 cm. Bëni ato gropa dhe iku shaban bitri, e nga ajo ditë nuk është bërë asnjë lloj pune. Unë jam një socialit i thekur dhe që 30 vjet kam votuar për socialistët. Unë kam pas mendu që udhëheqësi më i keq, do ishte Sali Berisha, sot është Edi Rama”.

Banorët thonë se taksat që paguajnë nuk janë përkthyer në investime për ta.

“Me letra, me taksë, licence”, tregojnë banorët.

I paguani rregullisht?

“Zero me zero jam me shtetin. Absolutisht nuk na bëjnë asgjë, as rrugë as kurrgjë. Skandal krejt.”

Prej sa kohësh është kjo gjendje?

“Sa të duash ka, shife si e ke atë gropën para, gjithë andej e ke komplet rrugën”.

Nga ana e bashkisë së Dibrës nuk ka asnjë reagim në lidhje me gjendjen e këtyre rrugëve.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!