Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, në autostradën A4, një Toytoa e bardhë është goditur me autobusin e ekipit të Real Madrid.
Shoferi i makinës nuk e pa autobusin e spanjollëve të cilët po ndërronin korsinë dhe u përplasën së bashku. Toyota pësoi dëme me vlerë rreth 3 mijë euro, ndërsa shkalla e dëmeve të autobusit të Real Madrid nuk është ende e ditur. Pas një ndalese të shkurtër, për fat të mirë u sigurua që gjithë të përfishrët nuk kishin lëndime.
“Një tifoz, që për shkak se po filmonte autobusin e skuadrës nga makina e tij, u hutua, ne nuk e vumë re. Të tjerët që ishin pas neshe vunë re aksidentin”, tha një përfaqësues i klubit spanjoll për “Marca”./ h.ll/abcnews.al
? Real Madrid’s bus was involved in an accident in Germany. Luckily, no significant damage has been reported.
?️ @BILD pic.twitter.com/P1Oc6y30s3
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) February 12, 2024